Dy javët e fundit do të jenë përcaktuese për skuadrën e Simeones

Futboll

Dy javët e fundit do të jenë përcaktuese për skuadrën e Simeones

Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:43
Dy javët e fundit do të jenë përcaktuese për skuadrën e Simeones

Nga Champions League… për Champions League. Atletico Madrid u eliminua në mesjavë nga arena europiane, në fazën gjysmëfinale përballë Manchester City dhe tashmë fokusi i vetëm mbetet kampionati. “Los Colchoneros”, momentalisht qëndrojnë në vendin e katërt në La Liga, por asgjë nuk është e sigurt, kjo për disa faktorë të ndryshëm, si morali i momentit, renditja dhe kalendari i ngjeshur dhe i fortë.

Skuadra e Simeones ka grumbulluar 57 pikë në 31 javë, 1 më shumë se Betis dhe 3 më shumë se Real Sociedad, dy rivalët direkt për zonën Champions në sprintin final të sezonit.

Në fundjavë Atletico do të presë në shtëpi skuadrën e Espanyol, me misionin e marrjes së tri pikëve, për të ruajtur vendin e katërt dhe për t’u rikthyer te suksesi në kampionat pas humbjes me Mallorca-n. Fundi i muajit prill pritet të jetë përcaktues, pasi në harkun e pak ditëve, pas Espanyol, madrilenët do të luajnë ndaj Granada-s dhe Athletic Bilbao-s.

Në muajin maj, Atletico-n e pret një kalendar i vështirë, antipasta e parë do të jetë derbi madrilen, në “Wanda Metropolitano” përballë Real Madrid. Më pas në javën e 36-të, kundërshtari më i lehtë në letër do të jetë Elche, por duke ditur vetë pozitat e kësaj skuadra dhe për më tepër në transfertë asgjë nuk pritet të jetë e lehtë.

Dy javët e fundit do të jenë përcaktuese për skuadrën e Simeones, në shtëpi përballë Sevilla-s dhe në javën e fundit në transfertën baske të Real Sociedad.

Natyrisht, në shtëpinë e madrilenëve kanë filluar të bëjnë llogaritë, me skuadrën që e ka të ndaluar të bëjë hapa fals dhe mbi të gjitha duhet të jetë e gatshme të përfitojë nga gabimet e rivalëve direkt, pasi një sezon pa Champions në edicionin e ardhshëm do të ishte një goditje e fortë për Atletico Madrid..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat