Correa: Të rikuperojmë të gjitha pikët që kemi lënë rrugës

Futboll

Correa: Të rikuperojmë të gjitha pikët që kemi lënë rrugës

Më: 16 prill 2022 Në ora: 11:35
Correa: Të rikuperojmë të gjitha pikët që kemi lënë rrugës

Joaquín Correa u nis edhe një herë titullar pas rikthimit të tij nga dëmtimi dhe tani argjentinasi është më i gatshëm se kurrë për të qenë një nga armët më të fuqishme të Inzagit për fundin e sezonit.

“Unë ndihem mirë dhe dua të jem në shërbim të skuadrës dhe trajnerit. Sa më shumë luaj, aq më shumë e gjej besimin te vetja dhe tani dua vetëm të gjej vazhdimësinë, si unë, si skuadra”, u shpreh “Tuku” që më pas foli edhe për Milanin.

“Ajo që ne duam të bëjmë është të rikuperojmë të gjitha pikët që kemi lënë rrugës, që e lejuan Milanin të na merrte kreun.

Me ta kemi një tjetër ndeshje në Kupë, ku duam të fitojmë, por të mos harrojmë se në kampionat nuk do të falim asgjë dhe do të jetë një betejë deri në fund me kuqezinjtë”, përfundoi 27-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat