Struga Trim Lum çudit 

Futboll

Struga Trim Lum çudit 

Më: 16 prill 2022 Në ora: 18:47
Struga Trim Lum çudit 

Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, çudit me rezultat në Veles, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga skuadra e fundosur Boreci.

Humbje që dhemb shumë për struganët në takimin e javës së 28-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. Struga renditet në vend të tetë me 36 pikë e Boreci është i 11-ti me 18 sosh.  

“Disfatë e papritur në Veles” Disfatë 2:0 në transfertën në Veles ndaj Borecit, ndaj së cilës skuadër këtë edicion kemi një fitore edhe një barazim, ndërsa vlen të theksohet se këtë skuadër eliminuam nga garat e Kupës, aty ku si duket e gjithë skuadra e kishte mendjen që sot, duke pasur parasysh se të mërkurën na pret ndeshja më e rëndësishme e sezonit, ajo gjysmëfinale kundër Makedonija GJ.P.

Trajneri Zaharievski për këtë ndeshje vendosi që ta pushojë kapitenin Bujamin Shabani, ndërsa vendin e tij në mesfushë e zuri kapiteni Flamur Tairi, aty ku luajtën edhe Ard Kasami, Florian Kadriu dhe Agon Hani, ndërsa gjatë pjesës së dytë në lojë u inkuadrua edhe Besmir Bojku, i cili mu në momentin e duhur rikthehet pas atij dëmtimi që pësoi në ndeshjen e 18 marsit kundër FC Shkupit. 

Sa i përket ndeshjes dhe golave të shënuar, që të dy golat skuadra jonë i pësoi në pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 64-të, kur Gjorgjeviq i ndihmuar edhe nga Ramadani shënoi në rrjetën e Taleskit, i cili nxorri topin nga rrjeta edhe në minutën e 77-të, kur Gjorgjiev nga penaltia shënoi për 2:0.

Ndeshjen e radhës kampionale, Struga Trim Lum do ta zhvillojë kundër Pelisterit me 23 prill, ndërsa paraprakisht me  20 prill në terren vendas do të mirëpresim Makedonija GJ.P në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës”, shkruan në faqen e Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat