Deçiqi nuk ia del në Plevlja 

Futboll

Deçiqi nuk ia del në Plevlja 

Nga: K.G. Më: 16 prill 2022 Në ora: 19:03
Deçiqi nuk ia del në Plevlja 

Deçiqi nuk ia del në Plevlja, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Rudari.

Skuadra shqiptare lëshoi mundësinë e mirë që të marrë vendin e tretë, duke mos e shfrytëzuar edhe humbjen e Iskrës me 4:2 në duel me Buduçnostin e Podgoricës. 

Golin vendimtar e shënoi Dushan Zhivkoviq në minutën e 74-të. 

Mysafirët patën dy raste të shkëlqyeshme, por portieri Agoviç i mbrojti gjuajtjet e Beqirajt dhe Tuçit. 

Iskra është në vend të tretë me 45 pikë, Deçiqi i katërti me 44 e Rudari i teti me 32 sosh pas 30 jave në elitën e futbollit malazez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat