Trajneri i tij e diskretiton pas ndeshjes!

Futboll

Trajneri i tij e diskretiton pas ndeshjes!

Më: 16 prill 2022 Në ora: 19:26
Trajneri i tij e diskretiton pas ndeshjes!

Qendërsulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca, i lindur në vitin 1999, është një nga objektet e dëshirave të top klubeve italiane me Interin dhe Milanin, të cilët duket se janë gati të çmenden për të siguruar paraqitjet e tij. Dhe gjithashtu trajneri i kombëtares Roberto Mancini duket i vendosur të vërë bast tek ai për kursin e ri blu pas zhgënjimit të madh për moskualifikimin në Botërorin 2022.

Ndaj 23-vjeçari nga Roma duket se gëzon shumë admirues në Itali dhe më gjerë. Në mënyrë të pashmangshme, ka edhe nga ata që nuk mendojnë kështu dhe besojnë se Scamacca nuk e ka fituar ende vëmendjen në fushë që bën.

Asgjë e çuditshme po të mos ishte se mes këtyre të fundit është edhe ai që e ka nisur disi sulmuesin duke e vënë në mbajtës me vazhdimësi, ai është trajneri i Sassuolos, Alessio Dionisi.

Pas disfatës ndaj Cagliarit, në fakt trajneri nervoz kritikoi ashpër paraqitjen e qendërsulmuesit të tij: “Duke qenë se Gianluca me shpine nga porta nuk është i mirë në fakt nuk duhet ta luajmë me të. Ai do të përmirësohet gjithsesi. Por sot ai ishte vetë kundërshtari më i keq”, ishin fjalët e Dionisit për qendërsulmuesin blu të lëshuar në mikrofonat e Sky Sport në fund të ndeshjes në Sardegna Arena të humbur 1-0.

Trajneri i Emilianëve, megjithatë, nuk u kufizua vetëm në një paraqitje të vetme , por dha edhe një opinion për atë që Scamacca kishte bërë deri më tani në karrierën e tij, e cila sipas tij, është e lartësuar më shumë se sa e meriton realisht: “ Ai është i ri, ka vazhdimësi, shifra, por sot nuk i meriton titujt që i jepni – shtoi Dionisi duke iu drejtuar gazetarëve –

Por sepse për titujt nuk mjafton një gjysmë kampionati. Është një ngritje lart dhe rrëzime”, përfundoi tekniku i Sassuolo, i cili duket se dëshiron të ule me kembe ne toke sulmuesin e tij, ndoshta shumë i hutuar nga thashethemet e merkatos kohët e fundit, siç dëshmohet nga mungesa e serisë së tij të golave ​​në ligë ku ai nuk ka shënuar që nga marsi i kaluar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat