Atletico synon transferimin e Fekir

Futboll

Atletico synon transferimin e Fekir

Më: 16 prill 2022 Në ora: 23:27
Nabil Fekir

Atletico Madrid synon transferimin e anësorit të Real Betis, Nabil Fekir.

Fekir ka kontratë me Real Betisin deri në vitin 2026, por mund të mendojë largimin nëse ka oferta nga gjigantët evropian.

Siç njofton ‘Fichajes’, Atletico Madrid kanë shfaqur interesim për transferimin e francezit.

Ai po kalon në një sezon mjaft të mirë me Betisin.

Në 28 paraqitje sa ka zhvilluar gjithsej ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtatë asistime.

Mbetet të shihet se a do transferohet francezi në Atletico Madrid, apo do vazhdojë rrugëtimin e tij në ‘Benito Villamarin'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat