Alonso: Në Stamboll po më vinte turp

Futboll

Alonso: Në Stamboll po më vinte turp

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:31
Alonso: Në Stamboll po më vinte turp

Kampion bote dhe i Europës me Spanjën, dy Champions League, një me Liverpool-in dhe një me Real Madrid, kampionate të fituar në Spanjë dhe Gjermani, futbollist i besuar për Guardiola-n dhe Mourinho-n dhe tani trajner me një të ardhme që duket shumë e shndritshme.

Kështu që nuk është për t’u befasuar që Xabi Alonso thirret nga tifozët El Senor. Spanjolli ka marrë pjesë në podcast-in Greates Game të ish-shokut të tij të skuadrës Jamie Carragher dhe ka zgjedhur disa ndeshje q ë i kanë mbetur në mendje, për një arsye ose për një tjetër, shkruan Telesporti.

Ishte e pamundur që një nga ndeshjet e zgjedhura të mos ishte ajo e Stambollit. Finalja e Champions League 2005 dhe makthi më i keq për milanistët, por njëkohësisht një nga kujtimet më të bukura për Të Kuqtë.

Megjithatë, pas pjesës së parë, me kuqezinjtë 3-0 në avabtazh, atmosfera në dhomën e zhveshjes së Liverpool-it nuk ishte edhe aq pozitive.

“Isha i zemëruar me veten, mendoja ‘është një rat unik, nuk mund ta shpërdorjmë kështu’. Më vinte turp nga ajo që po bënim në fushë, kjo ishte ajo që më vriste më shumë. Më pas, benitez ka ndryshuar diçka dhe kam menduar ‘të shohim nëse do të funksionojë'”, ka thënë Xabi Alonso.

Ka funksionuar shumë mirë, me të Kuqtë që e kanë barazuar ndeshjen dhe e kanë fituar me penallti. E kanë bërë këtë pavarësisht penalltisë së gabuar nga Xabi Alonso kur ndeshja ishte 3-2, por topi ka përfunduar përsëri në këmbët e tij dhe spanjolli ka arritur ta mposhtë Dida-n: “kanë qenë 5 metrat më të shpejtë të karrierës sime”.

Jo vetëm kujtime të bukura. Ish-mesfushori ka kujtuar edhe një natë me të vërtetë të errët, atë të manita-s. Real Madrid-i i Mourinho-s është përballur me Barçën e Guardiola-s në kulmin e rivalitetit mes dy klubeve. Dhe ndeshja në Camp Nou nuk ka patur histori.

“Në atë moment kemi kuptuar se do të na masakronin. Ndeshja e kampionatit që humbën 5-0 në Camp Nou ka qenë eksperienca më e keqe e jetës sime në një fushë futbolli. Doja vetëm të largohesha, të bëja dush dhe të kthehesha në shtëpi.

“Ka qenë e dhimbshme, por na ka dhënë shumë vendosmëri: e kemi kuptuar se nëse nuk do të ishim agresivë, do të na kishin mundur edhe vitin pasardhës”. Dhe, në fakt, Real Madrid ka fituar kampionatin vitin pasues. Sepse El Senor nuk para gabon dy herë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat