Kryetrajneri i Prishtinës: Nuk rrezikojmë të mbesim në barazh

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Nuk rrezikojmë të mbesim në barazh

Më: 17 prill 2022 Në ora: 16:10
Kryetrajneri i Prishtinës: Nuk rrezikojmë të mbesim në barazh

Prishtina është mposhtur 2:0 nga Ballkani për herë të parë këtë edicion në BKT Superligën e Kosovës.

Trajneri i kryeqytetasve, Abdullah Ibrakoviç, tha: “Urojë Ballkanin për fitore. Ishte shumë më agresiv dhe më i mirë. Ne ishim të lodhur nga ngarkesa e ndeshjeve të kaluara, si në aspektin fizik ashtu edhe atë psikik. Tash e kemi një javë për rikuperim dhe do të mundohemi të reagojmë.

Mendoj se nuk rrezikojmë të mbesim në barazh. Të gjitha ndeshjet i kemi luajtur mirë, pos kësaj sot. Do të mbledhim forcat”.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 63 pikë apo tetë më shumë se Gjilani i dyti, ndërsa Prishtina renditet e pestë me 38 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat