Beqja: Penalltia na frenoi

Futboll

Beqja: Penalltia na frenoi

Më: 17 prill 2022 Në ora: 19:27
Beqja: Penalltia na frenoi

Teuta barazoi 1-1 ndaj Vllaznisë në Niko Dovana ndërsa një nga ata që u dallua në këtë ndeshje ishte Ledio Beqja.

Mesfushori i durrsakëve, foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se penalltia në favor të Dinamos ndikoi te loja e tyre megjithatë gjetën forcën për të reaguar.

Sakaq, Beqja ka besim se Teuta do të triumfojë javën e ardhshme ndaj Dinamos dhe do të ngjitet në klasifikim.

“E filluam shumë mirë ndeshjen, na frenoi penalltia, por reaguam dhe bëmë golin. Jemi në një moment të keq, por pika na ndihmon dhe besoj se do të fitojmë me Dinamon për të ecur më shumë.

Hyka dhe E.Vila më ndihmojnë, por më shumë është Daja dhe Aleksi pasi luajnë në mesfushë si unë, janë në rolin tim dhe më ndihmojmë në shumë. Më flasin gjithnjë në stërvitje”, u shpreh Beqja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat