PSV përmbys Ajaxin, fiton për herë të 10-të në histori Kupën

Futboll

PSV përmbys Ajaxin, fiton për herë të 10-të në histori Kupën

Më: 17 prill 2022 Në ora: 21:43
PSV përmbys Ajaxin, fiton për herë të 10-të në histori Kupën

PSV Eindhoven i rrëmben Ajaxit të Amsterdamit trofenë e Kupës së Holandës, pas një fitoreje me përmbysje në sfidën e zhvilluar në stadiumin “De Kuip” të Rotterdamit.

Ndonëse “harkëtarët” shënuan të parët me Gravenberch që në minutën në minutën e 23-të, pas asistit të marrë nga Klaasen, skuadra e drejtuar nga gjermani Roger Schmidt përmbysi rezultatin në fraksionin e dytë me dy gola të shënuar brenda dy minuta lojë.

Vetëm tri minuta pasi skuadrat u kthyen nga dhomat e zhveshjes, Gutierrez barazoi shifrat, por entuziazmi i lojtarëve të PSV-së do të reflektohej me golin e dytë që erdhi nga këmbët e Gakpos vetëm pak çaste më vonë.

Ajaxi pati kohë rreth 45 minuta për ta barazuar takimin, por nuk ia doli ta rrëzonte murin e PSV-së, që e ngre për herë të 10-të në histori trofenë e Kupës së Holandës.

Tashmë beteja do të përqendrohet në Eredivisie, ku Ajaxi kryeson me 4 pikë më shumë se PSV-ja (kanë mbetur për t’u zhvilluar 5 takimet e fundit të kampionatit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat