Ten Hag arrin marrëveshje me Manchester United/ Gazetari i njohur zbulon detajet

Futboll

Ten Hag arrin marrëveshje me Manchester United/ Gazetari i njohur zbulon detajet

Më: 18 prill 2022 Në ora: 17:50
Erik ten Hag

Erik ten Hag pritet të jetë trajneri i ri i Manchester Unitedit.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të merkatos, Fabrizo Romano, marrëveshja mes palëve është në fazën finale.

Bordi i klubit anglez dhe Erik ten Hag thuhet se tashmë kanë rënë dakord thuajse për çdo gjë, përfshirë edhe strategjinë e transferimeve për afatin kalimtar të verës.

Pika e fundit që do të diskutohet para zyrtarizimit të marrëveshjes lidhet me klauzolën e trajnerit holandez.

52-vjeçari në kontratën me Ajaxin ka një klauzolë largimi prej 2 milionë eurove.

Erik ten Hag pritet të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. Nuk përjashtohet as opsioni që ai të nënshkruajë deri më 2025, por të përfshihet opsioni për të vazhduar edhe për një tjetër vit. 

Bashkë me të në “Old Trafford” pritet të shkojë edhe ndihmësi i tij, Mitchell van der Gaag. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat