Gjyqtari nuk e akordoi si një 11-metërsh

Futboll

Gjyqtari nuk e akordoi si një 11-metërsh

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:25
Gjyqtari nuk e akordoi si një 11-metërsh

Roma arriti të barazonte në minutat e fundit në sfidën përballë Napolit, që u mbyll me shifrat 1-1.

Gjithsesi duket se Murinjos nuk i ka lënë shije të mirë gjykimi i arbitrit dhe këtë e tregoi me anë të gjesteve që portugezi bëri në fushë.

Me anë të një postimi në Instagram, Mourinho publikon një foto nga kontakti që portieri i Napolit, pati me mesfushorin e Romës, Zaniolo, por që gjyqtari nuk e akordoi si një 11-metërsh.

“I lumtur që luajta në stadiumin Maradona, shumë krenar për lojtarët dhe skuadrën… çfarë familje… falje për tifozët që nuk u lejuan të vinin sot. Tani stërvitje dhe koha e picave”, ishin fjalët e teknikut portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat