Kjo është shuma që mund ta paguajë Arsenali për reprezentuesin e Kosovës

Futboll

Kjo është shuma që mund ta paguajë Arsenali për reprezentuesin e Kosovës

Më: 19 prill 2022 Në ora: 12:28
Kjo është shuma që mund ta paguajë Arsenali për reprezentuesin e Kosovës

Arsenali ia ka vënë syrin Edon Zhegrovës, të cilin synon ta transferojë gjatë verës që vjen.

Klubi anglez njihet për afrimin e lojtarëve të rinj dhe me potencial dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe përfaqësuesi i Kosovës.

Mediat angleze shkruajnë se “Topçinjtë” madje e kanë vënë edhe limitin e parave që mund t’i shpenzojnë për ta transferuar futbollistin e Lillet.

“Sky Sports” raporton se “Gunners” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 11 milionë funte, më saktësisht 13,2 milionë euro për futbollistin ofanziv.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, trajneri Mikel Arteta e admiron futbollistin prishtinas, i cili i realizoi dy gola dhe e dhuroi një asistim në shtatë paraqitje me ekipin e ri.

23 vjeçari iu bashkua Lillet në muajin janar nga Baseli për 7 milionë euro dhe kampioni francez mund t’i fitojë 5 milionë euro për vetëm gjashtë muaj, nëse vendos ta shesë lojtarin për 13 milionë euro gjatë verës.

Zhegrova i kishte shënuar 9 gola në 49 ndeshje me Baselin, ku ishte transferuar nga Genku.

Arsenali nga ana e tij po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës që po vjen.

Shumë lojtarë pritet të largohen e të tjerë do të arrijnë në “Emirates Stadium”.

Njëri prej tyre mund të jetë edhe përfaqësuesi kosovar, i cili në Londër mund t’i bashkohet kështu bashkëkombësit të tij, Granit Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat