Interit i duhet një fitore për të kaluar

Futboll

Interit i duhet një fitore për të kaluar

Më: 19 prill 2022 Në ora: 13:59
Interit i duhet një fitore për të kaluar

Kupa e Italisë pret sot derbin Inter-Milan, në gjysmëfinalen e saj të dytë, me të parën që përfundoi në shifrat 0-0.

Skuadrat nuk do të rrezikojnë më shumë, duke parë dhe pozitat që ndodhen në kampionat, ku të dyja janë dukshëm në një luftë të ashpër për titullin.

Gjithsesi derbi mbetet derbi. Rivaliteti i përjetshëm midis dy ekipeve pritet ta ndezë më shumë këtë përballje, e cila vendos finalisten e parë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali.

Interit i duhet një fitore për të kaluar, pasi barazimi me gola do t’i prishte punë, pasi në këtë kompeticion ekziston ende rregulli i golit në fushën kundërshtare.

Nga ana tjetër, Milani do të kënaqej me një gol të shënuar dhe më pas të mos pësojë dy.

Gjithashtu do të ishte dhe një bonus tjetër për skuadrën e Piolit, pasi mund ta mbylli sezonin pa asnjë humbje nga rivalët e tyre kryesorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat