Objektivi i vetëm i sulmuesit francez...

Futboll

Objektivi i vetëm i sulmuesit francez...

Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:48
Objektici i vetëm i sulmuesit francez...

Alexandre Lacazette ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për televizionin francez Canal Plus, duke lajmëruar lamtumirën nga Arsenal në fund të sezonit.

Objektivi i vetëm i sulmuesit francez është të gjejë një ekip që mmund të luajë në Europë dhe, mbi të gjitha, në Champions League.

Me garën për vendin e katërt në Premier League që duket se është komplikuar shumë, Arsenal-i mund të mos arrijë të kualifikohet për edicionin e ardhshëm të Champions-it, gjë që do ta shtynte lojtarin të largohej.

“Po negocioj me shumë klube”, ka shpjeguar Lacazette, kontrata e të cilit me londinezët është drejt skadencës. “Jam i hapur për çdo mundësi”.

Në lidhje me një kthim te Lyon: “Nuk i kam ndërprerë kurrë marrëdhëniet e mia me ish-klubin. E dinë se jam i lirë, nëse më duan duhet të bëjnë një ofertë. Dua të luaj në Europë. Nuk luaj në Champions League prej një kohe të gjatë dhe kjo më mungon shumë”.

Do të shohim se cila skuadër do të vendosë t’i besojë francezit. Në të kaluarën, emri i tij është përmendur edhe për një transferim të mundshëm tek Juventus-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat