Palmieri refuzon Chelsean: Dua të qëndroj te Lyoni

Futboll

Palmieri refuzon Chelsean: Dua të qëndroj te Lyoni

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:15
Emerson Palmieri

Mbrojtësi italian Emerson Palmieri është duke kaluar nëpër një aventurë tejet të mirë të skuadra e Lyonit, me të cilën është duke luftuar për vendin e katërt në Ligën 1 të Francës.

Në verën që lamë pas, Palmieri në formë huazimi kaloi nga kampioni aktual evropian Chelsea te skuadra e Lyonit, ku në kontratë ishte përfshirë edhe opsioni me të drejtë blerjeje.

Ndërkaq, i pyetur nëse do të dëshironte një rikthim te Chelseat, përgjigja e Palmierit nuk do t’i gëzonte tifozët e “Bluve”, pasi që mbrojtësi i krahut të majtën po synon të vazhdojë të ardhmen e tij me skuadrën franceze.

“Do të dëshiroja që të qëndroja tek Olympique Lyon, unë nuk e kam problem që ta them këtë gjë. Është një klub i madh dhe është kënaqësi të jesh këtu. Vendimi nuk është i imi, nuk varet nga unë”, tha Palmieri.

Në këtë sezon, Emerson Palmieri ka arritur të bëjë 33 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Lyonit, duke regjistruar një gol dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat