Liverpooli dërrmon Manchester Utd, merr kreun në Premier League

Futboll

Liverpooli dërrmon Manchester Utd, merr kreun në Premier League

Nga: K.G. Më: 19 prill 2022 Në ora: 22:54
Liverpooli dërrmon Manchester Utd, merr kreun në Premier League

Liverpooli ashtu si i ka hije, e dërrmon me rezultat 4:0 Manchester Utd, në takimin e mbetur të javës së 30-të të Premier League. 

Manchester Utd u paraqit pa futbollistin Cristiano Ronaldo, i cili mungoi për shkak se ditë më parë i vdiq djali. 

Gjithçka u bë e qartë në 22 minutat e parë, se Manchester Utd nuk do të ketë as mundësi për të marrë pikë në "Anfield". 

Dy gola për 22 minuta duke iu falënderuar Diaz në minutën e 5-të pas asistimit ë Salah, pastaj Salah realizoi në atë të 22-tën pas asistimit të senegalezit Mane.

Në minutën e 68-të, gjithçka e qartë, Mane shënon për 3:0. 
Salah sërish shënon, duke thelluar fitoren në 4:0 në minutën e 85-të.

Liverpooli kryeson me 76 pikë, ka dy më shumë se Mancheester City dhe Manchester Utd renditet në pozitën e gjashtë me 54.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat