Del Piero, gati të kthehet te Juventusi

Futboll

Del Piero, gati të kthehet te Juventusi

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:20
Del Piero, gati të kthehet te Juventusi

Kaq shumë të dhëna mund të jenë dëshmi e një revolucioni të afërt në shtëpinë e Juventusit. Alex Del Piero, i cili u rikthye në “Allianz Stadium” 10 vite pas lamtumirës bardhezi, i përshëndetur nga ovacionet e publikut.

Kujtojmë këtu edhe kritikat “sociale” të Lapo Elkann ndaj Allegrit, deklaratat në favor të Antonio Conte nga Evelina Christillin, gjithmonë shumë pranë Juventusit; “Gazzetta dello Sport” dhe një pakënaqësi e përgjithshme për drejtimin e sezonit, po ushqejnë zërat për ndryshime të mundshme në sektorët kyç të klubit torinez, shkruan Telesporti.

Hipoteza se Andrea Agnelli mund të zëvendësohet në krye të Juventusit nuk është e re. Tashmë, në fund të sezonit të kaluar u fol për mundësinë që John Elkann të vendoste në atë pozicion motrën e tij Ginevra.

Marrëdhëniet mes presidentit aktual dhe Del Piero nuk janë veçanërisht idilike dhe, në rast se Andrea do të largohej, flamuri i Juventusit mund të luante rolin e presidentit të nderit, duke kryer funksionet e ambasadorit të klubit me fuqi vendimmarrëse. E lehtë ta mendosh në këtë pikë se edhe Nedved do të detyrohej të tërhiqej.

Pastaj është kapitulli “Allegri”. Është e vështirë, nëse jo e pamundur, të mendosh se ai mund të largohet me një kontratë që skadon në vitin 2025, me shifra veçanërisht të shtrenjta. Megjithatë, nuk ka dyshim se situata e tij nuk është e qetë te Juventusi.

Gjithçka do të varet nga finalja e sezonit. Me një fitore të mundshme në Kupën e Italisë dhe sigurimin e vendit të katërt, sezoni i bardhezinjve mund të konsiderohej jo plotësisht i falimentuar. Megjithatë mbetet fakti se një largim nga skena e sponsorit kryesor të saj, Andrea Agnelli, mund ta shtyjë klubin të bëjë zgjedhje të ndryshme.

Allegri ka admirues në të gjithë Evropën dhe një thirrje e mundshme nga një klub prestigjioz (PSG për shembull) do të vlerësohej me kujdes nga trajneri aktual i Juventusit. Një e dhënë tjetër se sa konkrete është hipoteza vjen nga Instagrami.

Del Piero, në fakt i ka bërë “like” postimit të “SportMediaset”, në të cilin flitet për rikthimin e tij të mundshëm te Juve. Një shenjë që, me të vërtetë, diçka po lëviz...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat