Rezultati nuk do të ndikojë në garën e kampionatit

Futboll

Rezultati nuk do të ndikojë në garën e kampionatit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 13:37
Sachi

Duke folur në “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi analizoi derbin e mbrëmshëm mes Interit dhe Milanit: “Zikaltrit kanë cilësi dhe përvojë, kuqezinjtë nuk janë ekip. Fitorja e Interit është e merituar, por humbja për Milanin ishte tepër e ekzagjeruar.

Në 45 minutat e para skuadrat ishin shumë të gjata; herë pas here dukej si një ndeshje mes beqarëve dhe burrave të martuar. Pas golit të Lautaros, Interi luajti me më shumë kujdes, ndërsa Milani ishte tepër i pavëmendshëm.

Rezultati nuk do të ndikojë në garën e kampionatit. “Djalli” është aq i ri sa shija e kësaj humbjeje do të kalojë shpejt. Përveç Lautaros më bëri përshtypje Brozovic, për mënyrën se si e menaxhon lojën, edhe Perishiq për shpirtin e garës. Leao ka teknikë të shkëlqyer, por nuk tregon angazhim maksimal në fushë. Giroud u servir me pasime shumë pak”.

“Interi shkatërron Milanin; një nokaut që mund të ketë pasoja për titullin, – shkruan “Corriere dello Sport”. – Fitore 3-0 për zikaltrit, Inzaghi që ende nuk e kishte fituar një derbi milanez zgjodhi momentin e duhur për ta bërë këtë.

Milani u shtyp me një 3-0 që mund të ketë pasoja në garën e titullit, ku zikaltrit dhe kuqezinjtë janë protagonistë. Lautaro Martinez, dopietë në pjesën e parë, të luajtur mirë nga skuadra e Milanit, pastaj “vula” e Gosens në pjesën e dytë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat