Maldini: Nuk ka kohë për vaj

Futboll

Maldini: Nuk ka kohë për vaj

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:25
Maldini: Nuk ka kohë për vaj

Derbi i humbur, por edhe shumë çështje për t’u vlerësuar. Fillimisht Paolo Maldini iu referua paraqitjes së Milanit kundër Interit duke thënë se:

“Duhet ta kishim përballuar me më shumë qetësi sepse ishte një ndeshje mes dy ekipesh me vlera shumë të ngjashme.

Nuk ishim as nën trysni e as të shqetësuar për golat, sepse nuk mendoj se është një problem duke qenë se edhe në mbrojtje kishim qenë pozitivë. Duhej gjetur një ekulibër dhe skuadra po punon për këtë aspekt”.

Një tjetër temë e fjalës së drejtorit teknik ishte shitja e mundshme e Milanit te fondi “InvestCorp”.

Shumëkush i druhet se kjo mund të ndikojë në ecurinë e skuadrës deri në fund të sezonit, pasi disa prej tyre mund të destabilizohen.

“Shitjen e klubit djemtë e kanë pritur me kureshtje, por ne kemi të tjera probleme për të cilat duhet të mendojmë. Kemi edhe pesë ndeshje kampionati dhe shumica e djemve nuk kanë fituar kurrë trofe.

Kjo bën diferencë, ndaj mendoj se është logjike që të përqendrohemi në çështjet e fushës dhe jo në shitjen e Milanit”, sqaroi legjenda kuqezi. Në fund të deklaratës së tij ai bëri edhe një koment në lidhje me ndikimin që mund të ketë takimi i djeshëm në ecurinë e kuqezinjve në garën e titullit.

“Me Interin dhe Napolin po luftojmë për titullin dhe një fitore mund të na kishte dhënë shtysë të rëndësishme. Në aspektin mendor këto ndeshje ndikojnë jo pak”, përfundoi Paolo Maldini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat