Torres në krye të listës së Manchester Unitedit

Futboll

Torres në krye të listës së Manchester Unitedit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 15:54
Torres në krye të listës së Manchester Unitedit

Klubi i madh i Premier League-s, Manchester United sërish do të hedhet në sulm për mbroijtësin e Villarealit, Pau Torres.

25-vjeçari verën e kaluar ishte i lidhur me transferimin në ‘Old Trafford’, por në United kishte firmosur me Raphael Varane.

Sipas medieve britanike, United është duke u përgatitur që sërish të nis negociatat me mbrojtësin spanjoll.

Krerët e Manchester Unitedit thuhet se Torres-in e kanë vendosur në krye të listës së transferimeve të afatit kalimtar të kësaj verë.

“Manchester United ka rikthyer interesimin e tyre për mbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres”, shkruajnë mediet në ishull.

Spanjolli po bën një sezon të madh me Villarealin. Forma e tij e mirë, ka ndezur interesimin e disa klubeve të njohura evropiane, përfshirë edhe Manchester Unitedin.

‘Djajtë e Kuq’ do të provojnë që mbrojtësin spanjoll ta sjellin në Manchester. Klubi anglez nëse do spanjollin, atëherë duhet të paguajë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat