Paralajmëron tifozët nëse u shesin biletat gjermanëve

Futboll

Paralajmëron tifozët nëse u shesin biletat gjermanëve

Më: 20 prill 2022 Në ora: 17:38
Paralajmëron tifozët nëse u shesin biletat gjermanëve

West Hami nuk mund të bëjë gabimin e Bercelonës. Klubi anglez, nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, ka paralajmëruat tifozët e Eintracht Franfurtit se nuk duhet të fluturojnë drejt Anglisë me shpresën se do të gjejnë një biletë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League-s, që do të zhvillohet më 28 prill, në Londër.

“Mbështetësit e West Ham United kanë qenë gur themeli i ëndrrës sonë në UEFA Europa League këtë sezon”, nis deklarata e klubit londinez, duke raportuar se “fatkeqësisht” tifozët që jetojnë në Gjermani, që nuk kanë blerë më parë bileta, nuk do të mund të ndjekin takimin mes “Çekanëve” dhe Eintracht Frankfurtit (përveç 5% të kapacitetit si skuadër mike).

Drejtuesit e West Hamit kërkojnë t’i bëjnë parapritë “pushtimit” të stadiumit të tyre nga tifozët e skuadrës gjermane, siç ndodhi në “Camp Nou”, ku ishin të pranishëm afër 35 mijë mbështetës të Entrachtit.

West Hami ka paralajmëruar abonentët e tij se nëse rishesin biletat e tyre, karta e tyre të anëtarësimit do të tërhiqet, kështu që atyre do t’u ndalohet hyrja në stadiumin e Londrës deri në vitin 2023. Klubi anglez gjithashtu ka paralajmëruar se nuk do të rimbursohen për javët e mbetura të sezonit dhe as nuk do të marrin përfitimet që lidhen me statusin e tyre si abonentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat