Xavi: Sociedad shembull, duam vendin e dytë!

Futboll

Xavi: Sociedad shembull, duam vendin e dytë!

Më: 20 prill 2022 Në ora: 21:02
Xavi Hernandez

Barcelona do kërkojë të reagojë pas humbjes kundër Cadiz. Katalanasit përballen me Real Sociedad dhe trajneri Xavi Hernandez para mediave fillimisht ka deklaruar:

“Është një kundërshtar ndryshe nga Eintracht dhe Cadiz, me një trajner të madh. Ata janë një shembull për t’u ndjekur, do të jetë një ndeshje e mirë për ne dhe për tifozët, shumë e rëndësishme edhe për Champions League, duke qenë se e kemi ndërlikuar jetën tonë javët e fundit”.

“Duhet të përpiqemi të përfundojmë të dytët dhe të luajmë mirë. Nuk është momenti më i mirë në historinë tonë, nga të gjitha këndvështrimet. Kemi bërë ndeshje të mira ndaj kundërshtarëve të mëdhenj dhe duhet të përsërisim veten. Unë jam kokëfortë dhe pozitiv”.

“Pedri? Statistikat i thonë të gjitha, për ne ai është një lojtar themelor. Në moshën 19-vjeçare ai e kupton më së miri idenë tonë për lojën, mungesa e tij është shumë e madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat