Shtyhet festa për PSG-në

Futboll

Shtyhet festa për PSG-në

Më: 20 prill 2022 Në ora: 23:27
Shtyhet festa për PSG-në

Paris Saint-Germain ka zhvilluar një ndeshje shumë të bukur ndaj Angers, të cilët i kanë mundur me rezultatin 0-3, megjithatë as në mbrëmjen e kësaj të mërkure nuk kanë mundur të festojnë titullin kampion, kjo pasi Marseille po ashtu ka marrë tri pikë në takimin e raundit të 33-të.

Ekipi i Mauricio Pochettinos dominoi të gjithë përballjen, ndërsa golat për parizienët i realizuan Mbappe në minutën e 28-të, Ramos në minutën e 45+1, teksa Marquinhos vulosi rezultatin e kësaj sfide në minutën e 77’. Pas kësa përballje PSG shkon në kuotën e 77 pikëve dhe qëndron në krye të renditjes, ndërsa Angers qëndron në vend të 14-të me 34 pikë.

Ndërsa u duk se mori fund ëndrra e titullit, Marseille përmbysi rezultatin ndaj Nantes dhe vijon të jetë matematiksht në garë për trofeun e Ligue 1. Marsejezët fituan me rezultatin 3-2 ndaj Nantes, me këtë të fundit që shënoi në minutën e 26’ me Girotto dhe në minutën e 41’ me Coco. Ndërsa për vendasit realizuan Payet në minutën e 39’ dhe ishte sërish ai që shënoi në të 55-ën, me të dy herët realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 75’ Harit shënoi golin e tretë dhe të fitores për Marseillen. Teksa pas kësaj jave Marseille shkon në kuotën e 62 pikëve në vend të dytë, me Nantes që renditet në vend të 10-të me 47 pikë të grumbulluara.

Lens ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Montpellier, me golat që për vendasit u realizuan nga Costa në minutën e 37’ dhe Ganago në muntën e 75’. Pas kësaj përballje Lens shkon në kuotën e 53 pikëve në vend të shtatë, teksa Montpellier renditet në vend të 11 me 42 pikë.

Brest ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Lyon-it, në një ndeshje që vendasit e zhbllokuan që në minutën e 27-të me Mounie, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 72’ Lyon barazoi me Dembele, por ky barazim zgjati vetëm 2 minuta, me Cardonan që do t’u dhuronte fitoren vendasve. Pas kësaj përballjeje. Brest renditet në vend të 12-të me 42 pikë, teksa Lyon qëndron në vend të tetë me 49 pikë.

Strasbourg ka mundur Rennes dhe vijon të qëndrojë seriozisht në garë për zonën Champions. Vendasit fituan me rezultatin 2-1, me golat që për Strasbourg u realizuan në minutën e 4’ nga Diallo dhe në të 77-ën nga Ajorque, teksa për Rennes shënoi Terier në minutën e 54-ët. Pas javës së 33-të të Ligue 1 Rennes qëndron në vend të tretë me 56 pikë, teksa Strasbourg qëndron në vend të katërt me po aq pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat