Manchester United ka gati kontratën për Erik ten Hag

Futboll

Manchester United ka gati kontratën për Erik ten Hag

Më: 21 prill 2022 Në ora: 09:07
Erik ten Hag.

‘Djajtë e Kuq’ do të bëhen me trajner të ri dhe tashmë dihet edhe emri.

Manchester United kanë mbyllur marrëveshjen dhe kanë gati kontratën për trajnerin holandez, Erik ten Hag.

Të hënën e kaluar raportohej për një arritje të marrëveshjes mes palëve, kurse njoftimi zyrtar pritet të bëhet së shpejti.

Edhe Manchester United edhe Erik ten Hag janë duke pritur dritën e gjelbër për të zyrtarizuar marrëveshjen e tyre.

Në kuadër të marrëveshjes, Ten Hag do të marrë me vete edhe dikë për stafin e trajnerëve.

Bëhet fjalë për Mitchell van der Gaag, i cili do t’i bashkohet kolegut të tij në ‘Old Trafford’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat