Bajrami: Merituam që të luajmë në finale të Kupës

Futboll

Bajrami: Merituam që të luajmë në finale të Kupës

Më: 21 prill 2022 Në ora: 11:17
Bajrami: Merituam që të luajmë në finale të Kupës

Makedonija Gjorçe Petrovi do të luajë në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut në këtë edicion, pasi në gjysmëfinale eliminoi ekipin e vetëm shqiptarë në këtë fazë, Struga Trim Lum pas gjuajtjeve të penalltive.

Tekniku shqiptar i skuadrës nga lagja Gjorçe Petrov ka folur pas ndeshjes, duke thënë se merita është e futbollistëve që kanë arritur në finale.

“Mendoj se e merituam finalen. Besuam shumë se do të ishim në atë ndeshje finale për të luajtur për trofeun sepse jemi me meritë në këtë edicion të Kupës.

Më parë eliminuam Akademia Pandevin dhe Shkupin, tash Strugën. Ishte një ndeshje e vështirë taktike sepse aksionet ishin të larta dhe u luajt pa shumë rrezik. Ruleta e penalltisë ishte sërish e mirë për ne. Nuk është gjë e vogël të luash në finale, Kupa është gjithmonë tërheqëse dhe ambicia jonë është titulli. Më duhet të lavdëroj lojtarët e mi që luajtën ndeshje luftarake, kjo është meritë e tyre.

Jam krenar për këta djem. Ne ishim maksimalisht të gatshëm edhe për penallti, i ushtruam në tre ditët e fundit.

Kemi analizuar edhe penalltitë e kundërshtarit, është bërë një analizë e plotë e thelluar nëse arrihen te ato penallti, për të pasur një plan se si do të luajmë. Urime edhe për portierin tonë Hristijan Stevkovski, por edhe për të gjithë të tjerët që gjuajtën. Por ne nuk kemi shumë kohë për gëzim sepse nga sot e tutje të gjitha mendimet tona janë te ndeshja e radhës me Shkëndijën në kampionatin vendor”, është shprehu Muharem Bajrami pas ndeshjes.

Makedonija Gjorçe Petrovi në finale do të luajë me Sileksin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat