Drejt largimit

Futboll

Drejt largimit

Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:44
Drejt largimit

Po shtohen zërat që Serge Gnabri mund të largohet nga Bajerni në fund të sezonit.

Bisedimet për kontratën mes klubit dhe 26-vjeçarit kanë nisur prej muajsh, por ende nuk është arritur një marrëveshje.

Është një sekret i hapur që rinovimi i kontratës së Gnabrit varet vetëm nga paga. Sulmuesi anësor gjerman thuhet se po kërkon 18-20 milionë euro dhe dëshiron të bashkohet me Leroi Sanenë dhe Kingslei Komanin në të njëjtin nivel pagash.

Sipas thashethemeve, bavarezët aktualisht po i ofrojnë Gnabrisë 15 milionë euro dhe sipas “Kicker” nuk do të ketë ndonjë ofertë tjetër për të.

Arsyeja kryesore për këtë janë paraqitjet jokonstante të 26-vjeçarit. Gnabri ka qenë në formë të dobët prej javësh dhe aktualisht nuk po i përmbush pritshmëritë e larta në Mynih.

Edhe pse Julian Nagelsman do të dëshironte të mbante anësorin, një largim në fund të sezonit nuk mund të përjashtohet.

Nëse Gnabri nuk heq dorë nga kërkesat e tij për pagën, Bajerni do të detyrohet për një transferim sepse nuk është i gatshëm të humbasë lojtarin falas në verën e vitit 2023.

Gnabri aktualisht ka një vlerë tregu prej 70 milionë eurosh. Krahas Realit të Madridit, së fundmi ai ishte i lidhur edhe me Juventusin dhe Liverpulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat