Derbi në Çair dhe në Tetovë

Futboll

Derbi në Çair dhe në Tetovë

Nga: K. Goca Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:10
Derbi në Çair dhe në Tetovë

Nesër dhe pasnesër luhen ndeshjet e javës së 29-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Federata maqedone ka publikuar edhe gjyqtarët. Derbi luhet në Çair mes skuadrave shqiptare Shkupi dhe Renova, dhe në Tetovë Shkëndija ndeshet me Makedonija GP.  

Ballafaqimin mes Shkupit dhe Renovës do ta gjykojë Aleksandar Grujoski nga Kërçova. Në përballjen Shkendija dhe Makedonija GP, gjyqtar kryesor është Stojance Trpçevski nga Kavadari.

Java e 29-të, ora 16.00

E premte

Rabotniçki - Skopje (gjyqtar Igor Stojçevski
A. Pandev - Bregallnica (Marjan Eckoski)

E shtunë

Tikveshi – Boreci (Dejan Mlladenovski) 
Struga TL – Pelisteri (Krumislav Gjorgjiev)
Shkupi – Renova (Aleksandar Grujoski (Kërçova)
Shkendija - Makedonija GP (Stojance Trpçevski)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat