Gjigantët e MLS të gatshëm të transferojnë Gareth Bale

Futboll

Gjigantët e MLS të gatshëm të transferojnë Gareth Bale

Më: 22 prill 2022 Në ora: 08:18
Gjigantët e MLS të gatshëm të transferojnë Gareth Bale

Me përfundimin e kontratës së Gareth Bale me Real Madridin, ka pasur shumë spekulime rreh lëvizjes së tij të ardhshme.

I transferuar nga Real Madrid në vitin 2013, magjistari i krahur uelssian vazhdoi të luajë një rol kyç në suksesin që klubi ka arritur gjatë dekadës së fundit.

Megjithatë, ai kurrë nuk u dashurua me mbështetësit, pavarëisisht kontributit të tij dhe mosmarrëveshjes së tij me Zinedine Zidane disa vite më parë, që edhe vulosi të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.

Bale e kaloi sezonin e fundit në huazim te ish-klubi i Tottenham Hotspur dhe pati një sezon të mirë. Kthimi në Real Madrid, kishte disa shpresa se Carlo Ancelotti mund të riinkorporonte atë në skuadër dhe të nxirrte më të mirën prej tij.

Megjithatë, kjo nuk është realizuar pasi Bale ka luajtur 290 minuta në shtatë ndeshjet, duke shënuar vetëm një gol.

Ndërsa ai ka ngrohur stolin e klubit, 32-vjeçari ka arritur të frymëzojë Uellsin në Kupën e Botës, “Katari 2022” dhe do të planifikojë lëvizjen e tij të ardhshme në përputhje me rrethanat, në mënyrë që të qëndrojë në formë për turneun.

Ka pasur spekulime për një rikthim në Tottenham ndërsa Arsenali dhe Cardiff City gjithashtu janë shpallur destinacione të mundshme. Një raport i ri nga AS, pretendon se Bale mund të përfundojë në MLS te skuadra DC United, e cila po tregon interes të fortë.

Raporti pretendon se skuadra amerikane kishte dashur të nënshkruante me reprezentuesin uellsian në janar. Por, Real Madridi nuk ishte i gatshëm t’i jepte fund kontratës dhe t’i paguante një tarifë, kjo është arsyeja pse lëvizja dështoi.

Por, me Bale që tani është vendosur të bëhet një agjent i lirë, DC United është rikthyer në betejë dhe është gati t’i dorëzojë sulmuesit veteran një kontratë të majme për ta joshur atë të transferohet në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat