Van Basten kritikon United dhe paralajmëron Ten Hag

Futboll

Van Basten kritikon United dhe paralajmëron Ten Hag

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:44
Van Basten kritikon United dhe paralajmëron Ten Hag

Manchester United ka zyrtarizuar më në fund Erik ten Hag për sezonin e ardhshëm. Trajneri holandez, aktualisht në drejtim të Ajax-it, do të kërkojë të kthejë qetësinë në Old Trafford pas sezoneve të fundit të komplikuara.

Megjithatë, dyshimet nuk mungojnë. Një nga ata që ka komentuar marrveshjen e arritur nga United me Ten Hag ka qenë edhe tri herë fituesi i Topit të Artë, Marco van Basten.

“Më shumë se të mendohet se ishte United që kishte dyshime për Ten Hag, duhet të themi se Ten hag duhet të ketë disa dyshime për skuadrën”, ka thënë ish-sulmuesi për ZiggoSport.

“Diferenca me Liverpool-in, nëë këtë moment, është shumë e madhe, futbollistët e United bënin xhiro nëpër fushë plotësisht të dorëzuar”.

Një situatë që trajneri i Aja x-it do të kërkojë ta ndryshojë dhe të kthejë Djajtë e Kuq në majat e futbollit anglez dhe europian. “Mendoj se është e trishtë të shikosh një klub kaq të rëndësishëm në një situatë të tillë”, ka shtuar Van Basten.

“Asnjë futbollist nuk ka treguar asgjë interesante. Maguire e pason gjithmonë topin në të njëjtën mënyrë dhe duket sikur mendon gjithmonë ‘a bëra gjënë e duhur?'”.

Një pyetje që, sipas Van Basten, Ten Hag do të duhet t’i bëjë vetes për zgjedhjen e bërë. Megjithatë, stoli i Old Trafford është në gjendje t’i bëjë të kalojnë dyshimet në plan të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat