Ten Hag e ka vendosur në krye të listës

Futboll

Ten Hag e ka vendosur në krye të listës

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:59
Ten Hag e ka vendosur në krye të listës

Herri Kejn pritet të jetë një nga emrat kryesorë të merkatos së Mançester Junajted, me bomberin anglez që ndodhet në krye të listës së transferimeve të trajnerit të ri Erik Ten Hag, sipas raportimeve nga “Goal”.

Kejn nuk po kalon një moment të mirë me klubin e Totenham, ku edhe sezonin e kaluar ishte shumë pranë transferimit te Mançester Siti, por kjo lëvizje e bujshme u anulua në minutat e fundit nga ana e drejtuesve të “Spurs”.

Problemi kryesor i kësaj lëvizje duket të jetë trajneri Antonio Konte që e konsideron anglezin si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Kejn nga ana e tij do të ishte i kënaqur me një ndryshim brenda një lige ku e ka treguar vetën, sigurisht nëse dhe kushtet e tij financiare në kontratë përmbushen plotësisht.

Mbetet për t’u parë nëse Juanajtid do të arrij që kënaqë palët e përfshira në marrëveshje me qëllimin për t’i dhuruar trajnerit holandez sulmuesin e shumëkërkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat