Klopp mbështet Alcantaran

Futboll

Klopp mbështet Alcantaran

Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:20
Klopp dhe Alcantara

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka treguar mbështetje për mesfushorin e ‘Reds’, Thiago Alcantar.

Thiago është transferuar në ‘Anfield’, në shtator të vitit 2020, por transferimi i tij kishte mjaft kritika. Viti i parë me Liverpoolin ishte mjaft i vështirë për spanjollin, pasi kishte pësuar një lëndim serioz në gju. Lëndim ky që kishte ndikuar shumë në formën e tij.

Por ai tashmë ka lënë pas atë lëndim dhe është i fokusuar të ndihmojë ekipin në përmbushjen e objektivave.

Në lidhje me kritikat e shumta që është përballur Thiago, ka reaguar edhe trajneri gjerman, i cili ka mbështetur lojtarin e tij.

“Njerëzit kishin dyshime nëse ai do të përshtatej me stilin tonë të lojës, por faleminderit Zotit që këta njerëz nuk marrin vendime. Gjëja më e rëndësishme është që Thiago dëshironte të na bashkohej dhe ai është i vetëdijshëm për mënyrën se si ne luanim futboll.

Ai e dinte se do të përshtatej me lojën tonë dhe ne e dinim po ashtu”, tha Klopp.

Thiago ka gjithsej 30 paraqitje këtë sezon me ‘Reds’, ai ka shënuar dy gola dhe dhuruar tri asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat