Rice refuzon ofertën e West Ham United

Futboll

Rice refuzon ofertën e West Ham United

Më: 22 prill 2022 Në ora: 21:16
Declan Rice

Declan Rice ka refuzuar ofertën e tretë për rinovim të kontratës të West Ham United.

Rice siç duket do t`i jap fund periudhës së tij pesë vjeçare me West Ham.

Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në qershor të vitit 2024, por si duket ka ndërmend largimin në fund të këtij sezoni.

Interesimi i shumë ekipeve të mëdha evropiane mund të ketë ndikuar që 23 vjeçari të largohet nga West Ham.

Sipas njoftimin nga gazetari italian, Fabrizio Romano, Rice ka refuzuar ofertën e tretë për rinovim nga ekipi i tij.

Klubet e mëdha të Premier Ligës si Manchester City, United, Arsenal dhe Chelsea kanë shfaqur interesim për lojtarin.

Mbetet të shihet se drejt cilit ekip do të transferohet Rice në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat