PSG mes Navasit dhe Donnarummas

Futboll

PSG mes Navasit dhe Donnarummas

Më: 23 prill 2022 Në ora: 00:04
Navas dhe Donnaruma

Nga Paris Saint-Germaini thuhet se duhet të largohet njëri prej dy portierëve, Keylor Navas ose Gianluigi Donnarumma.

Sipas “L’Equipe”, klubi parisien e ka të qartë se nuk do të mund të vazhdojë me të dy portierët edhe në sezonin e ardhshëm.

Dhe, sipas gazetës franceze, njëri prej tyre do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Tutje thuhet se portieri që pritet të largohet është Navas. 35-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Kurse, kontrata e portierit italian me PSG-në skadon më 30 qershor 2026.

23-vjeçari nga sezoni i ardhshëm pritet të jetë portieri i parë i Paris Saint-Germainit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat