Pogba nuk do të rinovojë kontratën

Futboll

Pogba nuk do të rinovojë kontratën

Më: 23 prill 2022 Në ora: 09:01
Ragnick dhe Pogba

Trajneri aktual i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka konfirmuar se Paul Pogba nuk do ta rinovojë kontratën.

Mesfushori francez do të largohet nga “Old Trafford” si lojtar i lirë gjatë afatit kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

“Siç qëndrojnë gjërat, Pogba nuk do të rinovojë kontratën e tij me Manchester United”, tha Rangnick,

“Ka shumë mundësi që ai të mos jetë më këtu sezonin e ardhshëm”, shtoi trajneri i skuadrës angleze.

Më herët është raportuar se Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje me Pogban, teksa ai mbetet i lidhur edhe me një rikthim te Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat