Rudiger shumë afër t’i bashkohet Real Madridit

Futboll

Rudiger shumë afër t’i bashkohet Real Madridit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 10:59
Antonio Rudiger

Antonio Rudiger është shumë afër t’i bashkohet Real Madridit në afatin kalimtar veror. 

Sipas asaj që bën të ditur Di Marzio, futbollisti është dakorduar në lidhje me kushtet e ofruara nga “Los Blancos”, përfshirë këtu edhe pagën që do të marrë.

Mbrojtësit të skuadrës gjermane i skadon kontrata në verën e këtij viti me Chelsean dhe palët nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovim.

“Blutë” ende janë në telashe për çështjen e pronësisë së klubit, pas sanksioneve në drejtim të Roman Abramovich nga qeveria britanike.

Rudiger iu bashku Chelseas në vitin 2017 nga skuadra e Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat