Arsenal - Man United, derbi për top katërshe

Futboll

Arsenal - Man United, derbi për top katërshe

Më: 23 prill 2022 Në ora: 11:26
Arsenal - Man United, derbi për top katërshe

Arsenali dhe Manchester Unitedi sot do të përballen mes vete, në kuadër të javës së 34-të në Premierligë.

Ndeshja ka rëndësi të madhe për të dy skuadrat, të cilat po luftojnë për të siguruar një vend në top katërshe, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Topçinjtë” ndodhen në pozitën e pestë me 57 pikë, tri më shumë se “Djajtë e Kuq” që janë një pozitë më poshtë.

Por, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka një ndeshje më pak.

Ndeshja e sotme mes Arsenalit dhe Man Unitedit do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, me fillim prej orës 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat