Thumbon Realin

Futboll

Thumbon Realin

Më: 23 prill 2022 Në ora: 11:35
Thumbon Realin

Reali i Madridit është fare pranë titullit numër 35 në historinë e tij. Skuadrës së drejtuar nga Karlo Ançeloti i mjaftojnë vetëm 4 pikë më 5 ndeshjet e mbetura për t’u kthyer te titulli në Spanjë.

Por në Barcelonë kanë vendosur të ngacmojnë Realin. Ka qenë mbrojtësi i katalanasve, Dani Alvesh, ai që ka ndezur polemikat me një deklaratë thumbuese në adresë të “Los Blancos” pas suksesit kundër Sociedadit.

“Ata kanë qenë me fat që ne erdhëm me vonesë në klub dhe kjo ka qenë e pafat për ne. Nëse do të kishim mbërritur më parë, duke nisur nga trajneri Ksavi mund të kishim konkurruar me ta në një mënyrë tjetër.

Jeta është kështu. Arritëm vonë dhe duhej të bënim një përpjekje të jashtëzakonshme.

Titulli është i pamundur, por ne duhet të garojmë për objektivin e radhës që është kualifikimi në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Dani Alvesh.

Deklarata e bërë nga braziliani i Barcelonës nuk është pritur mirë në Madrid. Kanë qenë mediat e kryeqytetit spanjoll që i kanë kujtuar Dani Alveshit se gabohet me deklaratën e tij.

“Marca” ka nënvizuar se para mbërritjes së Ksavit te Barcelona diferenca mes dy klubeve ishte 10 pikë.

Me Ksavin në stol diferenca është 15 pikë dhe mund të reduktohet në 12 në rast suksesi ndaj Vajekanos, pra diferenca mes dy ekipeve është thelluar.

Për deklaratën e mbrojtësit të Barcelonës ka reaguar edhe trajneri i katalanasve, Ksavi Hernandez. Ndryshe nga madrilenët, Ksavi e ka marrë si një shaka deklaratën e mbrojtësit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat