Në dyshim

Futboll

Në dyshim

Më: 23 prill 2022 Në ora: 11:43
Mbappe

Informacionet mbi të ardhmen e Kilië Mbapesë janë bërë të përditshme dhe të gjithfarëllojshme.

Reali i Madridit dhe Paris SG-ja janë dy protagonistët kryesorë, me mediat spanjolle dhe ato franceze që kanë shkruar nga të gjitha.

Lajmi i fundit ka ardhur në programin “El Partidazo de COPE”, i cili ka nxjerrë në dritë detaje që mund të largojnë francezin me “Los Blancos”.

Sipas gazetarit Gujem Balague, mendohet se sulmuesi i PSG-së i ka kërkuar Realit 100 milionë euro më shumë se a kishte rënë dakord dhe kjo ka bërë që Reali të refuzojë menjëherë një kërkesë të tillë.

Por nga ana tjetër, gazetat në Francë kanë bërë me dije se Mbape do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij pasi familja e lojtarit do të zhvillojë dy takime me Paris SG-në dhe Realin e Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat