Capello: Zikaltrit i dhanë një goditje të fortë Milanit

Futboll

Capello: Zikaltrit i dhanë një goditje të fortë Milanit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 15:32
Capello: Zikaltrit i dhanë një goditje të fortë Milanit

Pjatat e nxehta shijohen nga lart. E njëjta gjë ndodh me ndeshjet të cilat tashmë Fabio Capello i vlerëson nga poltrona e opinionistit, rol të cilin e mbulon prej disa vitesh në rrjetin “SKY”. Të njëjtën analizë, trajneri e ka ofruar për “La Gazzetta dello Sport” duke dashur të na servirë këndvështrimin e tij për Inter–Roma që do të luhet sot në 18:00.

Si ndryshon gjeografia e kampionatit pas derbit?

"Zikaltrit i dhanë një goditje të fortë Milanit, sidomos në aspektin psikologjik.

Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se ajo fitore 3-0 i përket Kupës e nuk të jep automatikisht titullin.

Gara në kampionat është e hapur dhe fituesi do të dalë nga javët e mbetura.

Ajo që është e sigurt, është fakti që Interi doli me besim të madh nga suksesi i Kupës. Rifitoi bindjen se ka forcë të madhe edhe pse rezultati nuk thotë gjithçka", tha Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat