Gjimshiti kthehet 90 minuta në Serie A

Futboll

Gjimshiti kthehet 90 minuta në Serie A

Më: 23 prill 2022 Në ora: 17:41
Gjimshiti kthehet 90 minuta në Serie A

Ndeshja e fundit që luajti Berat Gjimshiti me Atalantën në Serinë A ishte ajo kundër Napolit, teksa do të largohej i dëmtuar pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

Që nga ajo përballje, ekipi i Gasperinit nuk kishte njohur më fitore.

Tre humbje dhe një barazim pasuan për këtë skuadër.

Mbrojtësi i Shqipërisë është rikthyer për të luajtur nga minuta e parë në ditën e sotme, teksa edhe Atalanta ka rigjetur fitoren.

Ekipi nga Bergamo fitoi me shifrat 1-3 ndaj Venecias në transfertë dhe paraqitja e Gjimshitit ishte positive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat