Struga Trim Lum deklason Pelisterin

Futboll

Struga Trim Lum deklason Pelisterin

Më: 23 prill 2022 Në ora: 18:27
Struga Trim Lum deklason Pelisterin

Struga Trim Lum nuk kurseu Pelisterin e Manastirit, duke e deklasuar me rezultat 4:0. 

Tre pikë shumë të rëndësishme për të përmirësuar plasmanin në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Golat i realizuan Xhobе (16’ e 43’. Bojku (58’) e Koçoski (65’).

“Fitore e pastërt ndaj Pelisterit. FC Struga është rikthyer fuqishëm tek fitorja, duke mundur në shtëpi Pelisterin me rezultatin 4:0. Është ky një reagim i mirë i skuadrës, pas asaj disfate në mesjavë në kuadër të Kupës, ku tashmë gjithë vëmendjen e përqendrojmë në ndeshjet kampionale dhe 4 xhirot e mbetura. 

Pjesa e parë kaloi në shenjën e sulmuesit, Omar Xhobe, i cili realizoi dy gola. Fillimisht në minutën e 16-të u gjend mjaft mirë para portës kundërshtare, që më pas edhe në minutën e 43-të, të përfitoj nga një top para 5-metërshit të portierit kundërshtarë dhe të shënojë golin e dytë brenda 45 minutave të para.

Në minutën e 58-të regjistruam momentin më të bukur të ndeshjes. Një goditje dënimi e akorduar jashtë zonës për skuadrën tonë, bëri që BesmirBojku ta ekzekutojë atë në mënyrë perfekte, duke shënuar një eurogol për rezultat 3:0.

Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar, pasi në minutën e 65-të një diagonale e gjatë e Bosançiç gjeti të vetëm para portës kundërshtare Valentin Koçoskin, i cili me një parabolë shënoi edhe golin e katërt për Struga Trim Lum, që tashmë me 39 pikë pozicionohet në vendin e 6-të.

Ndeshjen e radhës do ta zhvillojmë javën që vjen në Tetovë kundër Renovës”, njofton FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat