Tahir Batatinës nuk ia mbush syrin as Roma e Mourinhos

Futboll

Tahir Batatinës nuk ia mbush syrin as Roma e Mourinhos

Nga: K. Goca Më: 23 prill 2022 Në ora: 19:24
Tahir Batatinës nuk ia mbush syrin as Roma e Mourinhos

Llapi tani ka qetësinë, ka përforcuar vendin e katërt me 50 pikë pas 30 jave në elitën e futbollit të Kosovës, po ashtu është në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, ku me 21 maj ndeshen me Dritën e Gjilanit.

Skuadra nga Podujeva kërkon të jetë edhe më lart në tabelë.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, ndihet krenar që me djelmoshat e tij sot fituan në Drenas me 2:0 ndaj Feronikelit.

Ai thotë se me ekipin që e ka e mund edhe Romën e trajnerit Jose Mourinho. 

“Me formën momentale që kemi tash edhe Romën e Mourinhos e kishim deklasuar në futboll.
Forca djema! Vazhdojmë”,
shkruan Batatina në profilin e tij në facebook.

Batatinës nuk ia mbush syrin as Roma e Mourinhos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat