Tifozët e St Etienne shkaktojnë kaos

Futboll

Tifozët e St Etienne shkaktojnë kaos

Më: 23 prill 2022 Në ora: 22:21
Tifozët e St Etienne shkaktojnë kaos

Futbolli francez vazhdon të përjetojë akte që nuk kanë të bëjnë aspak me normalitetin. Ndeshja mes St Etienne dhe Monacos u ndërpre nga gjyqtari në minutën e 67-të, kur miqtë po kryesonin 1-3 (Khazri 42’ pen./ Ben Yedder 23’, Volland 25’, Kolodziejczak 61’ aut.)

Arsyeja e këtij vendimi ishte sjellja aspak korrekte ultrasve të skuadrës vendëse, që të pakënaqur nga rezultati dhe ecuria e ekipit të tyre, që renditet në vendin e 18-të dhe rrezikon rënien, hodhën fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike, duke e bërë të pamundur vijimin e mëtejshëm të sfidës.

Është e disata herë në këtë sezon që ndodh ndërprerja e takimeve të Ligue 1 për shkak të sjelljes së papranueshme të tifozëve, duke vënë alarmin tek autoritet.

Vetëm pasi situata në tribuna u qetësia, zyrtarët e ndeshjes vendosin që skuadrat të riktheheshin në fushë për të luajtur minutat e mbetura. Monaco shënoi një tjetër gol në minutën e 77-të, duke fituar thellë 1-4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat