​Pulisic ia siguron Chelseat tre pikë ndaj West Hamit

Futboll

​Pulisic ia siguron Chelseat tre pikë ndaj West Hamit

Më: 24 prill 2022 Në ora: 17:01
Christian Pulisic

Në kuadër të xhiros së 34-të në Premier Ligë Chelsea ka fituar në frymën e fundit ndaj West Ham Unitedit në “Stamford Bridge”.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1-0 në të mirë të skuadrës së Thomas Tuchel dhe heroi i “Bluve” të Londrës ishte Christian Pulisic i cili shënoi në minutën e 90’ pas asistimit nga Marcos Alonso.

Në katër minutat e fundit West Hami luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton të kuq të Dawsonit, derisa Jorginho dështoi të realizonte nga penalltia.

Pas 32 ndeshjeve të zhvilluara, Chelsea ka mbledhur 65 pikë dhe renditet në vendin e tretë, kurse West Hamit është i shtati me 52 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat