Njihuni me pesë stadiumet europiane të Shqipërisë

Futboll

Njihuni me pesë stadiumet europiane të Shqipërisë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 17:37
Stadiumi 'Loro Boriçi'

Infrastruktura e futbollit në Shqipëri vitet e fundit është një realitet krejt tjetër krahasuar me disa vite më parë.

Në një kohë që gati 10 vjet më parë pjesa dërrmuese e stadiumeve nuk plotësonin kriteret e UEFA-s për të pritur ndeshje ndërkombëtare në nivel klubesh dhe kombëtares, sot numërohen të paktën 5 stadiume që ofrojnë infrastrukturë dhe kushte moderne.

Duke filluar nga stadiumi kombëtar “Air Albania” i Tiranës, vepra më e madhe infrastrukturore sportive e ndërtuar në Shqipëri, me një kapacitet prej 22,500 vende e që përmbush të gjitha kriteret e UEFA për kategorinë 4 të stadiumeve.

Image

Elbasan Arena

Që do të thotë se mund të presë ndeshje të çdo lloj niveli të kompeticioneve ndërkombëtare. Shembulli konkret është organizimi në këtë stadium i finales historike të UEFA Conference League, që do të luhet më 25 maj 2022. Një vepër e vlerësuar edhe nga ndërkombëtarët e që e bën këtë impiant më të mirë në Ballkan. Një investim që u bë i mundur falë këmbënguljes së vazhdueshme të FSHF-ë, që ka edhe kontributin e vet financiar në këtë histori suksesi për futbollin shqiptar. 

Image

'Air Albania'

Më pas vjen stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës, një impiant i rindërtuar pak vite më parë e që i plotëson të gjitha standardet e UEFA-s. Me një kapacitet prej 16 mijë vendesh është i dyti për nga madhësia pas “Air Albanias” dhe në të mund të luhen të gjitha ndeshjet e ekipeve Kombëtare në çdo kompeticion. I treti është “Elbasan Arena”, që ishte edhe stadiumi i parë modern i Shqipërisë i ndërtuar në kohë kur kombëtarja rrezikonte të luante jashtë prej infrastrukturës së rënduar dhe që i parapriu edhe ndërtimit të stadiumeve të tjera që u ndërtuan më vonë. Ashtu si “Air Albania” dhe “Loro Boriçi” edhe stadiumi i Elbasanit është i kategorisë 4 të UEFA-s me një kapacitet prej 12 mijë vendesh.

Në këtë aspekt, stadiumi i katërt për nga kategoria ndërkombëtare është pikërisht “Kukës Arena”, inauguruar të shtunën dhe i ndërtuar falë bashkëfinancimit të FSHF-së dhe qeverisë shqiptare. Një impiant modern i standardeve të larta që kaloi me sukses testin e parë, duke pritur ndeshjen Kukësi-Laçi në një festë të vërtetë dhe atmosferë të shkëlqyer. Stadium i kategorisë 3 të UEFA-s me kapacitet prej 6200 vendesh, ky impait do të presë në të ardhmen edhe ndeshje ndërkombëtare të ekipeve kombëtare të moshave, por edhe ndeshjet e Kukësit në kupat e Europës. 

Image

I fundit dhe i pesti në këtë renditje është stadiumi “Niko Dovana” i Durrrësit, një impiant i kategorisë 2 të UEFA-s e që së fundmi falë investimit të FSHF-së ka edhe një fushë të re me parametra shumë të mira.

Image

'Niko Dovana' në Durrës

I licencuar për të pritur ndeshje të kupave të Europës, që do të thotë se Teuta mund të luajë në shtëpi ndeshjet në rast kualifikimi. Pesë stadiume që sigurojnë një infrastrukturë mjaft të mirë sportive për të pritur edhe turne ndërkombëtare e që në të ardhmen mund të pasurohet me investime të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat