Ancelotti zgjedh Kanadanë

Futboll

Ancelotti zgjedh Kanadanë

Më: 24 prill 2022 Në ora: 17:53
Ancelotti zgjedh Kanadanë

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, ka folur për aktualitetin e futbollit në një intervistë të dhënë për Radio Anch’Io Sport. Jo vetëm për atë spanjoll me Real-in e tij kryesues në La Liga, por edhe për Kupën e Botës.

EMOCIONE TË FORTA – “Përmbysja me Chelsea-n dhe më pas ajo me Sevilla-n? Nuk i kërkoj emocionet e forta, do të më pëlqenin ndeshje më të qeta”, ka thënë trajneri italian.

“Po del në pah kjo magji, e klubit, e skuadrës dhe e këtyre lojtarëve. Mungon pak nga fundi i këtij sezoni. Shpresojmë ta mbyllim në mënyrën më të mirë”, ka thënë Ancelotti.

REKORD – “Unë mund të bëhem trajneri i parë që fiton në 5 kampionatet kryesore? Unë mund të them se jam një trajner me fat. Po drejtoj një skuadër që më jep shumë kënaqësi.

“Një klub të organizuar shumë mirë. Jam unë që duhet ta falënderoj Real Madrid-in, që më ka dhënë mundësinë të kthehem të punoj me këtë skuadër.

KATAR 2022 – “Botërori? Unë do të jem tifoz me Kanadanë. Kanë bërë një grup kualifikues të jashtëzakonshëm. Do të jem atje me fanellën e Kanadasë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat