E konfirmon drejtori i Bayern: Jemi në bisedime për Gravenberch

Futboll

E konfirmon drejtori i Bayern: Jemi në bisedime për Gravenberch

Më: 24 prill 2022 Në ora: 21:02
E konfirmon drejtori i Bayern: Jemi në bisedime për Gravenberch

Drejtori i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka konfirmuar interesimin e bavarezëve për yllin në rritje të Ajax Amsterdam, Ryan  Gravenberch.

Tash e disa javë emri i Gravenberch lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Bayern dhe duket se diçka po bëhet edhe në praktikë.

Salihamidzic ka bërë të ditur krerët e Bayern po zhvillojnë negociata për të siguruar shërbimet e lojtarit.

“Ai është lojtar i mirë. Ne jemi në negociata”, ka thënë Salihamidzic.

“Me një transferim si ky, shumë gjëra duhen përshtatur. Është e vështirë. Të gjitha transferimet janë të vështira”, shtoi drejtori i Bayern.

Mesfushori tinejxher pritet të largohet nga ‘Johan Cruyff ArenA’ gjatë merkatos së verës. ‘Allianz Arena’ konfirmohet si pista më e gjasshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat