Stadiumi “Anfield” nuk plotëson kriteret e UEFA-s

Futboll

Stadiumi “Anfield” nuk plotëson kriteret e UEFA-s

Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:42
Stadiumi “Anfield” nuk plotëson kriteret e UEFA-s

Turqia, Rusia dhe Britania e Madhe se bashku me Irlandën janë pretendentet kryesorë për të fituar të drejtën e organizimit të Europianit në vitin 2028.

Megjithatë, një lajm negativ ka mbërritur për Anglinë e cila nëse fiton të drejtën për të organizuar Europianin, nuk do të mund të përdorë një nga stadiumet e saj më tërheqës dhe të veçantë si “Anfeild Road” i Liverpullit.

 

Ka qenë ky vendimi i UEFA-s, i cili lidhet me gjatësinë e fushës së “Anfield”-it që sipas standartit të UEFA-s duhet të jetë 105 metra i gjatë dhe 68 metra i gjerë.

Me gjerësinë në Anfield janë në rregull, por, gjatësia është 101 metra dhe nga standarti i UEFA-s mungojnë katër metra të cilat bëjnë diferencën ndërsa fusha nuk mund të improvizojë një tjetër gjatësi edhe për shkak se nuk mund të shtyhet më tej tribuna e tifozëve.

Tashmë, shpresa e vetme për qytetin e Liverpullit që të mirëpresë ndeshje të “Euro 2028” është stadiumi i ri që po ndërton Everton dhe që do të përmbushë të gjithë parametrat për të pritur ndeshje të Europianit. Ky stadium pritet të jetë gati në sezonin 2024-2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat