Barcelona zhgënjen

Futboll

Barcelona zhgënjen

Më: 26 prill 2022 Në ora: 14:59
Barcelona zhgënjen

Humbja e pësuar në shtëpi kundër Rayo Vallecano-n ka theksuar vështirësitë e treguara nga Barcelona në javët e fundit. Formacioni blaugrana, e eliminuar në mënyrë surprizë nga Europa League, po mbron në çdo mënyrë vendin e dytë në La Liga, por edhe një vend që vlen kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Për momentin, avantazhi prej 6 pikësh ndaj vendit të pestë (Betis) duket se është i mirë, por katalanasit duken të motivuar.

Sipas Mundo Deportivo, faji duket se është i Xavi-t dhe në veçanti i dy frazave që trajneri ka përsëritur në disa raste. Media spanjolle është e bindur se rënia e rendimentit të Barcelona-s është e lidhur me humbjen e motivimit të lojtarëve nga fjalët e trajnerit.

E para nga këto fraza është: “Objekivi i sezonit ishte të kualifikoheshim në Champions League”. E dyta i referohet sezonit të parë pa Messi-n ne ekip: “Jemi në epokën post Messi, duhet të kemi shumë durim”.

Fjalë këto që duket se kanë patur një efekt negativ te grupi aktual i Barcelona-s dhe që duket se qëndrojnë në bazë të rezultateve zhgënjyese të marra nga skuadra në ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat